Naim Lushi pretendon se Skender Llugiqi përmendet në librin e ish-policit serb si bashkëpunëtor i Serbisë

Prishtinë | 13 Gus 2026 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Ish-luftëtari i UÇK-së, Naim Lushi ka shpërndarë një fletë libri ku pretendon se ish-polici serb, Slavko Nikiq e kishte përmendur Skënder Llugiqin, personin që e kërcënoi Ramush Haradinajn, në librin e tij “Grupi i Gjakut Zero”.

Sipas Lushit, Nikiq e përmend Llugiqin si bashkëpunëtor të Serbisë.

Lushi shpërndau një fragment të përkthyer nga ajo që pretendon se është libri i Nikiqit, në të cilën shkruhet:

“Skender Llugiqi ishte shqiptar dhe njeri me të cilin kemi bashkëpunuar edhe para se të bëhej pjesëtar i Brigadës 114 të Zonës Operative të Drenicës. Ai e njihte terrenin dhe rrethanat më mirë se shumë të tjerë, prandaj ndihma e tij për ne ishte shumë e rëndësishme”.

Kujtojmë se Skender Llugiqi u arrestua si i dyshuar për kërcënimin ndaj ish-lryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai gjatë një vizite dje në Kuvendin e Kosovës kishte bërë thirrje për pushkatimin e Ramush Haradinajt.

Postimi i plotë:

Të ngjashme