Edhe Napoli në garë për Thomas Strakoshën. Largimi i poriterit Pepe Reina nga radhët e të kaltërve, ka bërë që katërndëshi të mbetet pa një emër cilësor që ofron garanci.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Napoli ka shfaqur interes konkret për gardianin kuqezi, Thomas Strakosha. Nga radhët e Lazios deri më tani janë larguar Felipe Anderson dhe Stefan De Vrij, ndërkohë që me valixhe në duar është edhe Milikovic-Savic, por Strakosha ndryshe nga këta emra shihet si i paprekshëm për shkak se aftësitë e tij janë tregues i qartë se porta e klubit roman do të jetë në duar të sigurta edhe për shumë sezone.
Dy kanë qënë ofertat e bëra nga ana e Napolit për të transferuar Strakoshën. E para kapte shumën e 10 milionë eurove plus shërbimet e Maksimovic, ndërsa e dyta 18 milionë euro plus kartonin e Tonellit. Të dyja propozimet janë refuzuar kategorikisht nga ana e presidentit të Lazios Lottito.
Për çdo klub që kërkon të sigurojë shërbimet e Strakoshës drejtuesit e Lazios kanë vendosur një çmim 40 milionë euro dhe klube si Liverpooli, Bayer Leverkusen, Napoli, por edhe skuadra të tjera me peshë e kanë të qartë se ëfarë duhet bërë që gardiani kuqezi të jetë pjesë e tyre.