Naser Sahiti zgjidhet rektor i ri i UP-së

Prishtinë | 19 Gus 2020 | 13:53 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli Drejtues i UP-së ka marrë vendim që Naser Sahiti të zgjidhet rektori i ri për një mandat 4 vjeçar, raporton Ekonomia Online.

Sahiti, profesor i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, mori 7 vota; kandidati tjetër Faton Berisha mori 2 vota dhe Blerim Rexha – asnjë votë.

Kryetari i Këshillit drejtues, Ujkan Bajra, tha se i tërë procesi ka qenë transparent.

“Nuk kemi pasur presione asnjëri nga anëtarët e Këshillit Drejtues, megjithatë në bazë të prezantimit dhe intervistave, ky Këshill i ka dhënë besimin profesor Sahitit të udhëheq me Universitetin gjatë katër viteve të ardhshme”.

Të ngjashme