NBA-ja pezullon ndeshjet pasi një lojtar i Utah Jazz testohet pozitiv me Coronavirus

Prishtinë | 12 Mar 2020 | 08:04 | Nga Ekonomia Online

Liga e basketbollit NBA ka njoftuar se ka pezulluar gjitha ndeshjet nga dita e enjte deri në një njoftim tjetër, pasi një lojtar i Utah Jazz është testuar pozitiv me koronavirus.

Vendimi është marrë pak para ndeshjes mes Utah Jazz dhe Oklahoma Thunder. Ndeshja ishte paraparë të mbahej të mërkurën mbrëma.

“NBA do të përdor këtë periudhë për të vendosur hapat e radhës për të ecur para sa i përket pandemisë koronavirus”, është thënë në komunikatë të NBA-së.

Neshja Utah Jazz – Oklahoma Thunder u pezullua po ashtu.

Sipas, burimeve të “ESPN” lojtari i testuar pozitiv me koronavirus, është qendra franceze e Utah-s, Rudy Gobert, transmeton Koha.net.

Lojtarët nga ekipet kundër të cilave ka luajtuar Utah Jazz, janë urdhëruar të izolohen. 

Përfshihen kwtu lojtarwt dhe anwtarwat e klubeve Cleveland Cavaliers, New York Knicks, Boston Celtics, Detroit Pistons dhe Toronto Raptors,

Pronari i Dallas Mavericks, Mark Cuban ka dëgjuar për vendimin ndërsa Dallasi po luante të mërkurën mbrëma me Denver Nuggets.

“Mendova se është çmenduri. Nuk mund të jetë e vërtetë. Është sikur në filma. Joreale. Nuk ka të bëjë me basketboll dhe para. Ka ardhur në një pikë ku mendoj për familjet. Po sigurohemi që po bëjmë gjënë e duhur”, ka thënë Cuban.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme