Ndahen 12 certifikata për dëshmorët e Komunës së Drenasit

Prishtinë | 22 Maj 2017 | 15:28 | Nga

Ne një ceremoni të organizuar nga Komuna e Drenasit, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve dhe Shoqata e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit, janë ndarë certifikata për dymbëdhjetë dëshmorë të kësaj komune.

Ne këtë ceremoni merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit, Naim Zhitia, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci vlerësoj se njohja e statusit të këtyre dëshmorëve të vrarë në periudha të ndryshme, por me një qëllim të përbashkët, ka qenë obligim i vendit, që edhe familjet e tyre të kenë dëshmorët këta të rënë të cilët kishin sakrifikuar jetën e tyre kundër regjimit të dhunshëm jugosllav.

Ndërsa kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari tha se njohja dhe zyrtarizimi i këtyre dëshmorëve ka qenë synim që nga fillimi i Komisionit, mirëpo vonesat kanë ardhur për shkak të verifikimit të datave të sakta të vrarëve dhe mbështetja në anën ligjore.

Kurse, Naim Zhitia, kryetar i Shoqatës së familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit, tha se të gjithë të rënët që nga pas lufta e dytë botërore, janë dëshmorë të kombit.

Një elaborim për jetën dhe veprën e dëshmorëve e ka lexuar historiani, Besim Morina, ndërsa nga Lladrovci, Jashari dhe Zhitia janë ndarë certifikata e dëshmorëve.

Atyre të cilëve u është njohur statusi i dëshmorit në Komunën e Drenasit ishin; Fazli Grajqevci, Naim Muja, Halil Binaku, Abedin Balaj, Shefqet Jashari, Agim Gllareva, Lulzim Rexhepi, Tahir Gashi, Sahit Shala, Enver Morina, Shani Morina e Nebih Istogu. Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka ndarë mirënjohje për veprimtarin e pareshtur, profesorin e ndjerë Bajram Kurtin dhe mirënjohje për Shoqatën e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit.

Fotografia e Komuna e Drenasit

Fotografia e Komuna e Drenasit

Të ngjashme