Ndahen 400 mijë euro për renovimin e stadiumit

Prishtinë | 27 Kor 2016 | 11:47 | Nga

 

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Malishevës, i cili parasheh mbështetjen financiare për renovimin e stadiumit të futbollit në Malishevë në vlerë prej 400 mijë euro.

Në bazë të Memorandumit, MKRS-ja investon mjete financiare prej 310 mijë eurosh, për vitin 2016 dhe 2017, ndërsa Komuna e Malishevës, merr përsipër të investojë mjetet në vlerë prej 90 mijë eurosh, në këtë periudhë dyvjeçare.

Ministri Kujtim Shala u shpreh se memorandumi që është nënshkruar sot mundëson realizimin një investimi kapital të një rëndësie të veçantë, sepse krijon një hapësirë cilësore dhe të standardizuar për futbollistët e Malishevës.

Renovimi i stadiumit është një parakusht për ta, në zhvillimin e garave dhe në përmirësimin e cilësisë së futbollit në këtë komunë. Ministri tha se investimet në komunën e Malishevës nuk përfundojnë me kaq.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, tha se ky projekt kapital për Malishevën është jashtëzakonisht i nevojshëm dhe i mirëpritur, sidomos për futbollistët, sepse ata do të kenë një vend ku do të garojnë dhe zhvillohen më tutje në sportin e futbollit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme