Ndahen çmimet për shkollat përfituese të Prishtinës në fushën e mjedisit

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 13:14 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shkollat “Mitrush Kuteli”, “Gjergj Fishta” dhe “Hasna Prishtina”, të kryeqytetit janë fituese të garës “Arti i ripërdorimit”, financuar nga Komuna e Prishtinës dhe zbatuar nga”Lets Do it Kosova”, raporton Ekonomia Online.

Çmimet e ndara do të shkojnë për mbjelljen e drunjve në oborret e shkollave fituese.

Drejtori i Organizatës Luan Hasani, tha se janë kënaqur me angazhimin e nxënësve duke shtuar se shkollat janë promotor për ruajtjen e mjedisit.

“Jemi të këndur me angazhimin nxënësve për të mirën e mjedisit. Jemi të mahnitur me angazhim. Shkolla mund të jetë një promotor për ruajtën e mjedisit. Shpresën e kemi të moshat e reja. Ne ju sigurojmë që do jemi në krahun tuaj e të jemi bashkëpunues që situata në mjedis të përmirësohet”, ka thënë ai.

Agron Hajredinaj nga shkolla “Hasan Prishtina”, ka falënderuar organizatën për mbështetjen në këtë projekt dhe ka thënë se shpreson në bashkëpunim të mëtejshëm për rregullim të disa gjërave tjerave brenda shkollave.

Vendin e tretë e mori Shkolla “Hasan Prishtina”, vendin e dytë shkolla e mesme e ulët “Gjergj Fishta, kurse vendin e parë e ka fituar shkolla fillore e mesme e ulët “Mitrush Kuteli”.

Gara është zhvilluar nga shkollat e ultë e të mesme të kryeqytetit.

Të ngjashme