Ndalesa e Ramush Haradinajt zbraps dhe frikëson investitorët e huaj

Prishtinë | 21 Shk 2017 | 11:02 | Nga

Një delegcion i AKB es i kryesuar nga Kryetari z.Agim Shahini sot u takuan në Strasbourg me z. Ramush Haradinaj- Kryetar i AAK-ës, me këtë rast diskutuan për çështje që kan të bëjn me Ekonomin dhe rrjedhat politike në Kosovë.

Shahini tha : kam kënaqësinë qe në emër të Komunitetit të biznesit në Kosovë të ju shpreh shqetësimet e thella për ndalimin tuaj në Collmar nga autoritetet e këtij shteti te cilët janë vënë në lajthitje apo janë mashtruar me Fakte të rrejshme nga shteti Serb per çështje të politikave elektorale që po zbatojnë atje.

Ndalimi i juaj është mesazh i keq për Kosovën dhe investitorët që Kosovës i duhen në kontuinitet e ky rast i ka zmbraps dhe i ka frikësuar ata se në Kosovë ende nuk është klimë e sigurt për investime.

Ndalesa e juaj, Treni, Asociacioni, Demarkacioni, Muri dhe propagandat tjera nga Serbia për Kosovën janë vetëm pretekste që tentojn ta dëmtojn imazhin e shtetit të Kosovës e që ne duhet ti menaxhojmë këto me kujdes duke promovuar frymë demokratike me qëllim të integrimit të vendit ton në BE.

Ramush Haradinaj falënderoj delegacionin e AKB-ës për mija kilometra të kaluara për të me dhënë mbështetje që për mua është më shumë se shpirtërore kur kihet parasysh që i gjithë populli nga Kosova ka ndje keqardhje për këtë rast i cili është i fabrikuar nga kuzhinat e Beogradit por kjo s`do të me zmbraps nga qëllimet e mia për të bërë shtet të fort dhe funksional për gjithë qytetarët e vendit. Në delegacion morën pjesë Përfqesuesit  e AKB-nga Linzi- Austri, nga Gjeneva, nga Maqedonia si dhe nga Shqipëria. Ky delegacion i uroj që me 3 mars të festojmë Lirimin së bashku në Kosovë .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme