Rreth 60-të autobusë me serb që ishin nisur nga Serbia për ta mbështetur kandidatin për president të Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë ndalur në jug të Mitrovicës, shkruan tanjug, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa në shumë vende të Kosovës gjatë ditës janë bllokuar rrugët për të penguar ndalimin e hyrjes së serbëve në Leposaviq.
Në Kosovë ardhjen e kanë paralajmëruar drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq dhe dy ish-ministra, Nikola Selakoviq dhe Bratislav Gashiq, pavarësisht se vizitën e tij në Kosovë e ka anuluar kryetari i Partisë Përparimtare Serbe, Aleksandar Vuçiq dhe pretendenti për president të Serbisë.
Zgjedhjet presidenciale në Serbi do të mbahen me 2 prill 2016, ndërsa fushatë për këto zgjedhje është duke u bërë edhe në Kosovë.