Përparim Rama njofton ndalimin e mbindërtimit në Bregun e Diellit, pas denoncimit të qytetarëve

Prishtinë | 17 Jan 2022 | 20:00 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme janë marrur masa dhe kanë ndaluar ndërtimin e një objekti në lagjen Bregu i Diellit pas ankesës së disa banorëve për mbindërtim, shkruan Ekonomia Online.

“Inspeksioni ka ndalur punimet e paligjshme, dhe ju siguroj se dënimet për këto raste do të jenë të pafalshme”, ka thënë Rama.

Postimi i plotë:

Sot, pas raportimit nga disa banorë të shqetësuar, për një mbindërtim në lagjen Bregu i Diellit, menjëherë kemi ndërmarrë masat e nevojshme për të ndalur ndërtimin.
Inspekcioni ka ndalur punimet e paligjshme, dhe ju siguroj se dënimet për këto raste do të jenë të pa falshme.
Ndërtimet e tilla nuk do të lejohen në asnjë rrethanë.
I inkurajojmë dhe poashtu ftojmë qytetarët që rastet e tilla të raportohen.

Të ngjashme