Ndalohet për 48 orë shqiptari i ekstraduar nga Gjermania, dyshohet se kreu 13 vepra penale

Prishtinë | 07 Kor 2022 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, stacioni policor në Viti ka bërë të ditur se ka shoqëruar në polici personin me inicialet E.M, i cili ishte kërkuar në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtare.

Sipas njoftimit, shqiptari me nënshtetësi maqedonase është ekstraduar nga Gjermania, pasi dyshohet se ka kryer 13 vepra penale “vjedhje të rënda”, “vjedhje” dhe “vjedhje në tentativë” në disa fshatra të Vitisë.

“Pas intervistimit në bazë të procedurave ligjore dhe kompletimit të dokumentacionit i njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndalohet për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme