Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë me dije se në disa zona kryesore të kryeqytetit sot do të ketë ndërhyrje nga ekipet e mirëmbajtjes. Në një njoftim thuhet se ekipet do të intervenojnë në rrugët: “Igballe Prishtina”, “Rruga e Mitrovicës”, “Selim Berisha”, “Xhon Sereqi”, “Ismajl Ismajli”, “Sadete Mekuli”, “Agim Ramadani”, dhe “Bill Klinton”. “Gjatë […]
Ndërhyrje në disa zona të kryeqytetit nga ujësjellësi, mund të ketë ndërprerje të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë me dije se në disa zona kryesore të kryeqytetit sot do të ketë ndërhyrje nga ekipet e mirëmbajtjes.
Në një njoftim thuhet se ekipet do të intervenojnë në rrugët: “Igballe Prishtina”, “Rruga e Mitrovicës”, “Selim Berisha”, “Xhon Sereqi”, “Ismajl Ismajli”, “Sadete Mekuli”, “Agim Ramadani”, dhe “Bill Klinton”.
“Gjatë zhvillimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë” , njofton KRU “Prishtina”.











