Ndërpritet koncerti në Cyrih ku do të këndonte Ceca e Arkanit, evakuohet publiku

Prishtinë | 14 Nën 2022 | 08:53 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur serbe Svetlana Ražnatović alias Ceca, e njohur më shumë si e veja e krininelit serb “Arkan”  ishte planifikuar të këndonte të shtunën në mbrëmje në Dietikon të Cyrihut së bashku me artistë të tjerë.

Sipas skautëve të lajmeve, koncerti për të cilin ishin shitur të gjitha biletat u desh të ndërpritej para performancës së saj, pas një kërcënimi me bombë.

Policia kantonale e Cyrihut ka konfirmuar operacionin në shkallë të gjerë në Cyrih, por ka folur vetëm për një kërcënim telefonik dhe jo për ndonjë kërcënim të qartë me bombë.

“Pak para orës 22:00 morëm një mesazh dhe menjëherë pas kësaj një kontigjent i madh policor ka mbërritur në vendin e ngjarjes”, është shprehur  zëdhënësi i policisë, Alexander Renner, përcjell albinfo.c. Pothuajse 2000 njerëz janë evakuuar.

Sipas policisë, vizitorët kanë mundur të hyjnë sërish në sallë pasi  nga policia “janë vlerësuar njohuritë e marra ndërkohë”. Ndaj autorit të panjohur më parë të kërcënimeve kanë nisur hetimet.

20minuten.ch shkruan se Ceca është e diskutueshme pasi ishte e martuar me serbin Željko «Arkan» Ražnatović deri në vrasjen e tij. Ražnatović u padit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë për krime lufte kundër civilëve myslimanë boshnjakë, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare.

Të ngjashme