Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që të ndërpritet masa për ndalim të qarkullimit të automjeteve në Zonën Qendër të qytetit.
“Në këto momente, AQI (Indeksi i Cilësisë së Ajrit), sipas matësit të cilit i jemi referuar në vendimin paraprak, ka rënë në vlerën 61”, thuhet në njoftimin e Komunës.
“Duke e pasur parasysh këtë fakt, Komuna e Prishtinës ka marr vendim që nga ora 18:00 e ditës së sotme të ndërpritet masa për ndalimin e qarkullimit të automjeteve në Zonën Qendër”.
Komuna e Prishtinës falënderon qytetarët për respektimin e vendimit paraprak gjatë këtyre dy ditëve!
Vendimi për ndalimin e qarkullimit të veturave në kryeqytet po zbatohet from Ekonomia Online on Vimeo.