Deputetët e VV-së dhe LDK-së janë përplasur në Kuvend pas debatit për të pagjeturit, raporton Ekonomia Online.
Në pamje shihet se shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi që është përplasur fizikisht me deputetët e LVV-së Hajrulla Çeku dhe Hekuran Murati.
Në mbyllje të interpelancës për të pagjeturit, deputetja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari dhe deputeti i LDK-së, Arben Gashit kanë vazhduar përplasjet edhe përtej foltores.
Kusari gjatë fjalimit për të pagjeturit ka thënë se Gashi më herët gënjeu.
Fjalën e ka marrë më vonë Saranda Bogujevci, por s’ka mundur të flasë për shkak se Gashi e Kusari po grindeshin e u çuan në këmbë.
Deputetë të Vetëvendosjes më pas kanë shkuar për ta ndalë deputetin Gashi. Aty është ndërprerë seanca.