Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka njofuar se ka pranuar vendimin e Ministrisë së Punëve të brendshme për ndërprerjen e Transportit Publik.
Ahmeti në njoftimin e tij thekson se ky vendim është i domosdoshëm për masat mbrojtëse
Njoftimi i plotë i Ahmetit në facebook:
Sapo pranova vendimin e Ministrise së Punëve të Brendshme për ndërprerjen e Transportit Publik në krejt Republikën e Kosovës, menjëherë.
Përderisa kemi qenë përkrahës kryesorë të masave restriktive, dhe po ashtu kemi mbështetur secilin vendim të nivelit qendror, ky vendim është marr pa asnjë konsultim, as edhe 30 sekondësh me Komunën e Prishtinës e as me komunat tjera.
Ky vendim përveç kostos, ka ndikim në qarkullimin e njerëzve që nuk kanë mundësi tjetër, duke ditur që në Prishtinë ende funksionojnë institucionet publike, institucionet shëndetësore e edhe disa kompani.
Ndoshta ky vendim do të ishte i domosdoshëm, por ndërprerja e menjëhershme pa kurfarë mundësie që të planifikojmë më mirë edhe si logjistikë edhe si kosto nuk ka nevojë të behet.
Koordinimi me krejt institucionet është i domosdoshëm. Jemi të gjithë ushtarë në një betejë.
P.S. besoj qe Qeveria do të shtojë edhe disa miliona subvencione për kompanitë e transportit publik në krejt Kosovën.