Ndërron jetë ish futbollisti i njohur nga Kosova

Prishtinë | 31 Gus 2018 | 10:43 | Nga

Agim Ademi ka lëshuar një letër ngushëlluese për familjen Bushi.

Bëhet fjalë për Ali Bushin, i cili ka qenë njëri prej futbollistëve më të mirë të KF Liria, për të cilin klub ai filloi karrierën që në moshën 15 vjeçare.

Për këtë Kryetari i Federatës se Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka lëshuar një letër ngushëlluese për familjen Bushi.

Të nderuar drejtues të KF ”Liria” dhe qytetarë të Prizrenit!

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e Ali Bushit, ndaj ju lutem që në emrin tim, KE, klubeve dhe adhuruesve të futbollit, me lejoni të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella.

Kontributi i Aliut ishte jashtë zakonisht i madh në zhvillimin e futbollit të Kosovës, i cili gjithë jetën e vet ia kushtoi futbollit të Kosovës. Veç që ishte një futbollist i spikatur, që nisi si 15 vjeçar të luajë futboll, Aliu ishte edhe një atdhetar i madh dhe e deshi shumë Kosovën, sepse kush do të refuzonte gjigantët e mëdhenj evropian sidomos ata turk, veç tij. Aliu dha një kontribut të madh në ngritjen e futbollistëve si Bedredin Gjinali, Ehat Oreshka, Kujtim Shala, Ismajl Berisha e shumë e shumë të tjerë. Prandaj Kosova e në veçanti Prizreni do ta kujtojë veprën e tij si futbollist, atdhetar dhe mik i dashur dhe i respektuar nga të gjithë.

Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju.

Me respekt

Agim Ademi, president i FFK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme