Policia e Krimeve Ekonomike dhe Dogana e Kosovës, kanë realizuar një aksion ndaj lokaleve që ushtrojnë veprimtari të lojërave të fatit, në Komunën e Prishtinës dhe Podujevës.
Gjatë këtij aksioni inspektoret tatimor, kanë hasur në subjekte të lojërave të fatit që ushtrojnë aktivitete, në kundërshtim me Ligjin Nr. 04/L-080 për Lojërat e Fatit.
Si rezultat i kësaj, gjatë kontrollit në këto subjekte, janë konstatuar shkelje ligjore si:
Zhvillimi i veprimtarisë së basteve sportive- lojëra, të ndaluara sipas ligjit për Lojërat e Fatit , si (keno dhe gara me qen).
Identifikimi i tiketave, të cilat nuk kanë poseduar identifikim të kompanisë – organizuesit të lojës së fatit.
Përdorimi i aparateve të basteve sportive të pa licencuara.
Masat e ndërmarra gjatë këtij aktiviteti, janë sekuestrimi i aparateve të basteve sportive të pa licensuara, gjobitja e subjekteve për parregullsitë e konstatuara, si dhe ndëshkime tjera administrative të parapara me Ligjin për Lojërat e Fatit.
Në nëntëmujorin e këtij vitit Drejtoria e Lojërave të Fatit ka zhvilluar 711 vizita, nga të cilat janë mbyllur 90 lokacione. Gjobat e lëshuara për këtë periudha, tek subjektet të cilat kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, janë në vlerë prej 360,250 euro.