Këngëtarja Dua Lipa dhe personazhi i filmit “Star Wars”, Kylo Ren, janë mes ndikuesve më të mëdhenj në zgjedhjet e prindërve për emrat e foshnjeve të tyre, sipas të dhënave më të fundit.
Zyra e statistikave kombëtare në Britaninë e Madhe bëri të ditur se numri i bebeve të quajtura Dua u dyfishua në vitin 2019, krahasuar me 2017-ën kur këngëtarja shpërtheu në Britaninë e Madhe me “New Rules”.
Sipas Zyrës së Statistikave Kombëtare, 126 foshnje u pagëzuan Dua gjatë vitit të kaluar në Britaninë e Madhe, krahasuar me 63 në vitin 2017, duke sugjeruar se ashtu si hiti i parë i saj që arriti majat në Britaninë e Madhe, këngëtarja ka vendosur rregulla të reja për sa i takon frymëzimit për emra.
Popullariteti i Kylo Renit është rritur ndërkohë që kur filmat “Star Wars” nisën së transmetuari në vitin 2015. Sidoqoftë, Oliver dhe Olivia mbesin ende emrat më të përzgjedhur në Angli dhe Uells, me më shumë se 8 mijë foshnja që morën këta emra në 2019, transmeton Top Chanel.