Ndikimi rus në Ballkan po zgjerohet përmes fesë dhe ekonomisë, në Kosovë u synua përmes propagandës serbe

Prishtinë | 15 Maj 2024 | 12:26 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor po zgjerohet përmes faktorëve të ndryshme si besimi, faktorët ekonomikë, rrjeti energjik dhe gazi. Kështu u tha në diskutimin e organizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert (FES), me studentët e Universitetit Amerikan në Kosovë, me ç’rast u publikuan të gjeturat e hulumtimit lidhur me ndikimin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se agresioni rus në Ukrainë, ka bërë që sfidat të vërehen edhe në rajon dhe se për këtë duhet të rritet prezenca e NATO-s.

“Janë bërë thuajse dy vite qe nga pushtimi ushtarak I Rusisë në Ukrainë dhe sfidat që dalin ky agresion vazhdojnë dhe mund te prekin dhe Ballkanin Perëndimor” tha moderatorja e këtij paneli, Teuta Avdimetaj, profesoreshë në AUK (R.I.T. Kosova).

Ndërkaq gjetjet e hulumtimit i prezantoi Jeta Loshaj, menaxhere e programeve në fondacionin FES Kosova.

Loshaj tha se ndikimi i agresionit rus ka ndikuar ne rendin politik te Evropës, fushat e ekonomisë, sigurisë etj.

Sipas raportit, nëse flitet për Shqipërinë marrëdhëniet mes saj dhe Rusisë janë te kufizuara si rezultat i disa ndryshimeve ndër vite. Mirëpo për dallim nga Shqipëria, raportin me Bosnjën dhe Hercegovinën, Rusia ka marrëdhënie politike, ekonomike, kulturore me pjesën e Republika Serbska dhe udhëheqësin e saj, Milorad Dodik.

Sa i përket shtetit të Kosovës, thuhet se Rusia është përpjekur ta shtroj ndikimin e saj tek popullata serbe në Kosovë përmes propagandës dhe ikonografisë, duke i përmendur grafitet e gjetura në pjesën veriore të Kosovës.

Krahasuar me shtetet tjera të rajonit, Mali i Zi ka rastin më të komplikuar si shkak i ndërhyrjeve politike të Rusisë.

Për dallim, Maqedonia e Veriut sipas gjetjeve të hulumtimit të këtij raporti thuhet se ajo nuk është aq e cenuar ndaj jostabilitetit dhe ndikimit rus sa shtetet tjera.

Se çfarë faktorësh është duke i përdorur Rusia për ndikim në Rajon, diskutuan anëtarët e panelit Maksim Samorukov, Ditmir Bushati, ish-ministër i Punëve të Jashtme në Shqipëri, Aleksandër Spasor, profesor në fakultetin juridik në Maqedoninë e Veriut.

“Kur Rusia synon të zgjeron ndikimin përdor mekanizma të ndryshëm, duke thënë se përzgjedh vendet me interes për të, siç bën aktualisht në Ukrainë, problemi qe po rritet aktualisht është që po i lihet hapësirë”, tha Aleksandër Spasor.

Ndërkaq Serbia është vendi i rajonit ku gjendet baza ideologjike dhe gjeopolitike ruse.

Ish-kryediplomati i Shqipërisë, Ditmir Bushati tha se ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor po zgjerohet përmes faktorëve të ndryshme si besimi, faktorët ekonomik, rrjeti energjik dhe gazi etj…

Loshaj tha se kjo çështje meriton më shume vëmendje nga Evropa dhe NATO, pasi edhe pas pavarësisë së vendit nuk mund se të dihet çfarë mund të ndodh.

Samorukov tha se Kisha ortodoksë ruse tenton të mbaj ne kontroll edhe kishën në Maqedoninë e Veriut, pra edhe kjo është e rëndësishme për zgjerimin e  ndikimit rus në Ballkan Perëndimor.

Në përmbylljen e panelit diskutues u tha se NATO duhet të ofroj me shumë siguri ne rajon, duke përmendur edhe  anëtarësimin e Finlandës, si përgjigje ndaj agresionit rus se nuk ka vend për lojëra.

Të ngjashme