Ndizen dritat e pemës së festave në sheshin “Adem Jashari” në Ferizaj

Prishtinë | 17 Dhj 2022 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Ferizajt, ka bërë ndriçimin e shesheve kryesore në prag të festave të fundvitit. Sheshi “Adem Jashari” dhe “Dëshmorët e Kombit” janë ndriçuar nga qindra drita të bredhit dhe dekorimeve tjera.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, në një festë të organizuar me fëmijët dhe qytetarë të shumtë, ndezi dritat e pemës në sheshin “Adem Jashari” në Ferizaj.

“Përplot drita dhurata buzëqeshje e gëzim i fëmijëve në lojën e tyre me personazhe të filmave të animuar dekore të veçanta e ngjyra gjallërie, që sjellin magjinë e festës në mesin e qindra fëmijëve, ndezëm sonte dritat e Pemës së Vitit të Ri dhe dritat dekorative, duke i uruar mirëseardhje Vitit të Ri 2023 me shëndet, mbarësi, dashuri, mirëqenie e gëzime për të gjithë” ka shkruar kryetari Agim Aliu.

Të ngjashme