Ndriçimi i vendkalimeve stopon aksidentet

Prishtinë | 14 Gus 2017 | 20:52 | Nga

Vendkalimet e këmbësorëve në kryeqytet disa herë ishin fatale për jetën e njerëzve.

Komuna e Prishtinës, në bashkëpunim me organizatën zvicerane “Demos” ka bërë ndriçimin e 16 vendkalimeve për këmbësorë, shkruan kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Prej vendosjes së ndriçimit nuk kemi pasur asnjë aksident të lajmëruar në vendkalimet për këmbësorë gjatë natës. Për këtë arsye shumë shpejt do të vendosim ndriçim të tillë në edhe plot lokacione të tjera. Projekte si kjo janë të vogla në dukje, por shumë të rëndësishme për sigurinë e qytetarëve”, ka shkruar Ahmeti në faqen e tij në Facebook.

Të ngjashme