Në 25-vjetorin e rënies, përkujtohet heroi Bahri Kuqi

Prishtinë | 11 Mar 2024 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Në 25-vjetorin e rënies heroike, sot është mbajtur akademi përkujtimore kushtuar heroit të Kosovës Bahri Kuqi, ku është vlerësuar lart kontributi i tij për liri të Kosovës.

Kjo akademi është organizuar nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili në fjalën e tij tha se Bahri Kuqi më të rëndësishme se jetën e tij e kishte lirinë e Kosovës.

Në këtë akademi përkujtimore është bërë edhe përurimi i librit kushtuar heroit, i titulluar “Bahri Kuqi -Komandant Luani”, nga autori Ibrahim Kuqi.

Po sot u shënua edhe dita e shkollës që mban emrin e heroit “Bahri Kuqi” në Shtitaricë, me ç’rast u publikua botimi i revistës shkollore “Trajektorja”.

Në nderim të heroit, janë bërë homazhe pranë varrit të tij në varrezat e dëshmorëve të kombit në Bletaj.

Të ngjashme