Në Apel 22 lëndë për korrupsion të nivelit të lartë

Prishtinë | 09 Kor 2017 | 09:05 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Gjykatën e Apelit janë duke shqyrtuar 22 lëndë për korrupsion të nivelit të lartë. Përfundimin e këtyre rasteve e kanë marrë shumë seriozisht krerë të kësaj gjykate, bazuar në atë se luftimi i krimit të organizuar e korrupsioni është caktuar si kriter nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave, raporton EkonomiaOnline.

Hasan Shala, kryetar i Gjykatës së Apelit në një intervistë për EkonomiaOnline ka thënë se vetëm për këtë gjashtë mujor Apeli ka arritur që të përfundojë 382 lëndë të krimeve të rënda, 58 lëndë më shumë se që kanë pranuar në këtë periudhë kohore.

“Ne në këtë viti kemi pasur në punë 322 lëndë të krimeve të rënda të cilat janë kompetencë e Departamentit për Krime të Rënda. I kemi kryer 382 do me thënë i kemi kryer më shumë se që i kemi marrë lëndët këtë vit. Gjersa, lëndët të cilat janë me prioritet që janë për shpërdorim detyre, korrupsion, ne i kemi pas 67 lëndë dhe i kemi kryer 45, gjersa janë në shqyrtim edhe 22 lëndë”, ka sqaruar Shala.

Ndonëse nuk përmend emra të të akuzuarve Shala shprehet i bindur se këto 22 lëndë do të përfundohen shumë shpejt, pa dhënë ndonjë afat kohorë.

“Ne të gjitha këto lëndë çka janë më prioritet në një kohë dhe në një afat të arsyeshëm i kryejmë që do të thotë edhe këto 22 lëndë që kanë mbet shumë shpejt do të kryhen për shkak se ju kemi dhanë prioritet, por edhe ligji ju jep prioritet edhe kryhen. Nuk kemi problem në Departamentin e Krimeve të Rënda për shkak se numri i gjyqtarëve është numër që është nivelit të caktuar dhe se gjyqtarët i kryejnë këto lëndë me profesionalizëm”, sqaroi Shala, raporton EO.
Kryetari i Apelit ka folur edhe për numrin e madh të lëndëve që kanë trashëguar nga vitet paraprake, numër ky që kalon mbi 11 mijë lëndë.

“Për çdo vjet nga viti në vit i bartin lëndët e vjetra prej 11 mijë deri në 12 mijë lëndë. Këtë vit i kemi trashëguar 11 mijë e 266 lëndë. Nuk mund të jep një shifër sa kem i zgjidh mirëpo sa kemi kryer deri më tash. Ne kemi pranuar edhe 6 mijë e 733 lëndë të reja që janë të vitit 2017. Ndërsa i kemi kryer deri më 1 korrik 5 mijë e 838 lëndë”, tha Shala.

Ndonëse ankohet për numrin e vogël të gjyqtarëve Shala thotë se organogarmi nuk ju lejon më shumë se 40 gjyqtarë. Apeli momentalisht ka 37 gjyqtarë.

“Në departamentin për krime të rënda janë tani 7 gjyqtar sepse tani me 15 korrik shkon ne pension një gjyqtare, ndërsa gjyqtar të EULEX-it janë tre. Sipas organogramit janë të paraparë 40 gjyqtar ndërsa tani për tani janë 37 gjyqtar që do të thotë kemi mungesë për tre”, u shpreh Shala, raporton EO.

Të ngjashme