Në dasmën e djalit të miliarderit amerikan George Soros edhe kryeministri Edi Rama

Prishtinë | 17 Qer 2025 | 13:44 | Nga Ekonomia Online

Në dasmën luksoze të Alex Soros, djalit të miliarderit amerikan George Soros me Huma Abedin, një ish-ndihmëse e ngushtë e Hillary Clinton, si

Miliarderi amerikan George Soros mungonte në dasmën luksoze të djalit të tij, Alex, i cili u martua me Huma Abedin, një ish-ndihmëse e ngushtë e Hillary Clinton, të shtunën, më 14 qershor.
Alex Soros, 39 vjeç, shkëmbeu betimet me Abedin, 49 vjeç, në një ceremoni madhështore në rezidencën e tij Water Mill në New York City.
New York Times raportoi se fjalimet i mbajtën ish sekretarj amerikane Shtetit, Hillary Clinton dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Morën pjesë një mori personazhesh të famshëm nga bota politike dhe e argëtimit. Të ftuarit përfshinin Bill dhe Hillary Clinton, Kamala Harris dhe Doug Emhoff, Nancy Pelosi, Chuck Schumer, Hakeem Jeffries, komedianin Jimmy Fallon dhe kryeredaktoren e Vogue, Anna Wintour.

Të ngjashme