Në ditën e Bajramit, policia po e kërkon këtë person për ta arrestuar

Prishtinë | 31 Kor 2020 | 10:46 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, rajoni i Pejës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për arrestimin e Valdet Vrankaj nga Skenderaj, i cili është në kërkim për blerje, posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve.

Personi i kërkuar është Valdet Vrankat i lindur në vitin 1985 në Skenderaj.

I pandehuri, policia ka bërë të ditur se është i kërkuar për veprёn penale, Blerje,Posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Narkotikëve.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Të ngjashme