Në ditën e Pavarësisë nderohen dëshmorët e Suharekës

Prishtinë | 17 Shk 2020 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Në 12-vjetorin e shpalljës së Pavarësisë së Kosovës, aktivitetet sot kanë filluar me homazhe nga kryetari komunës Bali Muharremaj, delegacione te ndryshme dhe përfaqësues të institucioneve, shoqatave etj.

Homazhe dhe kurora me lule janë vendosur te Parku i dëshmorëve të rënë për lirinë e vendit, te shtatorja e Besim Ndrecaj, Fadil Vataj, dëshmorit Kenan Halimi, te shtatorja e ish kryetarit të komunës Ukë Bytyçi, lapidari i mbi 500 viktimave civile të luftës, dhe te varret e dëshmorëve në shpatijet e Carralevës.

Të ngjashme