Në dy aksidente lëndohen 11 persona në Podujevë

Podujevë | 27 Kor 2017 | 11:26 | Nga

Në dy aksidente që kanë ndodhur dje në Podujevë janë lënduar 11 persona.

Sipas Policisë, në njërin aksident janë ndeshur dy vetura dhe janë lënduar 10 persona, ndërsa në aksidentin tjetër është lënduar një person.

“Fshati Gërdovc, Podujevë 26.07.2017-17:23. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku ne mes te dy veturave civile. Deri te aksidenti ka ardhur kur e dyshuara femër K-Shqiptare përderisa ishte duke lëvizur me veturën me targa lokale, në rrethana të panjohura është aksidentuar me veturën me targa lokale që drejtohej nga viktima mashkull K-Shqiptar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar të dy ngasësit dhe tetë pasagjerë dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Rr. ‘Dobratin’, Podujevë 26.07.2017-09:30. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke drejtuar veturën me targa lokale, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, humb kontrollin mbi veturën dhe vetëaksidentohet. Si pasojë e aksidentit i dyshuari pëson lëndime trupore dhe i njëjti dërgohet për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme