Në dy sulme të talebanëve në Afganistan, 30 të vrarë dhe shumë të plagosur

Prishtinë | 18 Sht 2019 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Gjatë një takimi të presidentit afgan Ashraf Ghani ka ndodhur një sulm kamikaz. Si pasojë e sulmit kanë humbur jetën 24 persona dhe janë plagosur 31 të tjerë.

Raportohet se mes viktimave ka shumë gra dhe fëmijë.

Presidenti pritej t’i drejtohej turmës në Charikar, kryeqyteti i provincës Parwan province, në veri të Kabulit, kur ndodhi sulmi i militantëve.

Ndërkohë, siç transmeton TCH raportimet, një sulm tjetër u shënua pak kohë më vonë në afërsi të bazës ushtarake dhe ambasadës amerikane në qendër të Kabulit. Nga ky sulm humbën jetën 6 persona.

Kryengritësit talebanë morën përsipër përgjegjësinë për të dyja sulmet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme