Në Gjilan përurohet busti i ish-presidentit Ibrahim Rugova

Prishtinë | 17 Shk 2019 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me veprimtarët e çështjes kombëtare në mërgatë, Ismet Murtezi e Lulzim Maliqi dhe bashkëpunëtorët, kanë bërë sot përurimin e bustit të presidentit historik, Ibrahim Rugova.

“Kjo simbolikë e madhe e rikthimit të pamjes së presidentit historik dhe themeluesit Republikës sot në Gjilan, është vetëm respekt i vogël për punën e madhe që ka bërë ky lider që realizoi ëndrrat tona dhe shkaktoi edhe procese tjera jo vetëm në Republikën tonë”.

“Po tregohet qartë se sa është e madhe zbrazëtira nga mungesa e tij fizike, në politikbërje edhe në vendin tonë, se sa është e madhe mungesa e tij në shtetndërtimin e Republikës sonë, në përfaqësimin e Republikës tonë te miqtë kudo në botë dhe se sa është formati i tij politik i madh që nuk mund të mbulohet nga askush tjetër”, ka thënë Haziri, pas ceremonisë së zbulimit të bustit.

Në këtë ngjarje kanë folur edhe veprimtarët e çështjes kombëtare në mërgatë, Ismet Murtezi e Lulzim Maliqi, të cilët kanë deklaruar se ndihen të privilegjuar që janë pjesë e inaugurimit zyrtar të bustit të presidentit Rugova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme