Në Gjilan, sulmon mjekun me sëpatë, nuk ia dhanë ndihmën mjekësore vajzës së tij

Prishtinë | 27 Dhj 2018 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë ditës së djeshme, ka nxjerrë aktvendim mbi ndalim, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ndaj të dyshuarit R.H, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’’.

Ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari, më 26 dhjetor 2018, në shtëpinë e Shëndetit në fshatin Zhegër, komuna Gjilan, me dashje dhe me përdorimin e dhunës, e ka sulmuar personin zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare – mjekun kujdestar, tani të dëmtuarin F.Q., në atë mënyrë që pasi nga ana e të dëmtuarit, nuk iu ofrua ndihmë mjekësore vajzës së tij, 2 vjeçare, për shkak të grevës, i njëjti i revoltuar shkon në shtëpi, merr një sëpatë dhe me të e sulmon mjekun duke e kapur për fyti dhe përplasur për orendi, derisa aty ndërhyjnë personat prezent dhe e largojnë.

Prokuroria, ndaj të dyshuarit, sot ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, në Gjykatën Themelore në Gjilan, pasi që për shkak të raporteve të acaruara, ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme