Në Infektivë po trajtohet një grua shtatzënë me Coronavirus, katër të shëruar lirohen nga klinika

Prishtinë | 22 Pri 2020 | 12:56 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtoresha e Klinikës Infektive Lendita Ajazaj-Berisha, në konferencën e rregullt të kësaj Klinike, tha se 58 pacientë janë duke u trajtuar aty dhe një është në gjendje të rëndë, raporton Ekonomia Online.

Aja ka bërë të ditur që gjatë ditës do të lirohen katër pacientë që janë shëruar nga Coronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 132.

“Në klinikën Infektive po marrin trajtim 58 pacientë të prekur me Covid-19. 46 pacientë janë në gjendje stabile, 11 me oksigjeno-terapi dhe një në gjende të rëndë. Ndërkohë, sot do të lirohen katër pacientë që janë shëruar nga Coronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 132”.

“Deri më tash, raste me Coronavirus janë regjistruar 604, kurse kanë vdekur 18 në gjithë vendin. 5 infermierët janë të shëruar dhe të gjithë janë në shtëpi duke vazhduar edhe disa ditë rehabilitimin. Numri i rasteve të konfirmuara po ndryshon. Ka edhe persona qe janë të hospitalizuar në klinikën Infektive”.

“Për momentin deri në këtë moment nuk e kemi askënd nga stafi mjekësor që është i dyshimtë mirëpo ne kemi thënë se prej momentit në asnjë moment nuk mundemi me përjashtua veten që mund të jemi pozitiv. Infermierët janë shëruar në mënyrë graduale dhe jo të gjithë menjëherë”, tha ajo.

Ajo me tutje ka theksuar se në klinikën Infektive është një e shtatzënë e cila tash është në vetizolim, raporton EO.

“Ne në klinikën kemi një shtatzënë dhe është në repartin e izolimit dhe është duke trajtuar dhe sot pas konsultës është vlerësuar se gjendja e bebes është stabile”.

“Gjendja e gjinekologut është stabile dhe është e mirë. Te gruaja shtatzënë po aplikohen protokollet varësisht prej gjendjes”.

Të ngjashme