Në Infektivë po trajtohen 96 të prekur me Coronavirus, pesë në gjendje kritike

Prishtinë | 14 Kor 2020 | 12:54 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Kininën Infektive janë duke u trajtuar 96 pacientë, 60% e të cilëve janë me oksigjenoterapi, raporton Ekonomia Online.

Kurse pesë pacientë janë në gjendje kritike, ka bërë të ditur Lindita Ajazaj-Berisha, drejtoreshë në këtë klinikë.

Këto komente ajo i bëri kur bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, prezantuan grupin prej 50 profesionistëve shëndetësorë që do t’i bashkohen stafit të QKUK-së për luftimin e pandemisë.

“Sipas raportit në Infektivë po trajtohen 96 pacientë të prekur me Coronavirus, ku 60% e tyre janë me oksigjenoterapi, kurse pesë janë në gjendje kritike”.

“Është shumë shqetësuese ardhja e formave të rënda të sëmundjes. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm ta ruajmë shëndetin tonë dhe të afërmeve tanë”.

Të ngjashme