11 raste me grip sezonal në Infektivë, pacientët nuk janë vaksinuar

Prishtinë | 15 Jan 2020 | 15:00 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nga 1 dhjetori i vitit 2019 deri më 15 janar të këtij viti janë konfirmuar 11 raste me gripin sezonal (Influenca A), në Klinikën Infektive në QKUK.

Drejtoresha e kësaj klinike, Lindita Ajazaj-Berisha, tha për Ekonomia Online se momentalisht në këtë klinikë janë të shtrirë 4 pacientë, njëri prej të cilëve rreth moshës 50-vjeçare, gjendja e të cilit është e rëndë.

“Për momentin në Klinikë i kemi 4 raste të hospitalizuara, tre prej tyre janë në gjendje stabile, ndërsa një është në gjendje më të rëndë duke u trajtuar  në mjekimin intenziv të klinikës infektive”, tregoi Ajazaj-Berisha.

Sikurse vitin e kaluar, edhe këtë vit pacientët e shtrirë në klinikë nuk kanë marr vaksinën kundër gripit sezonal.

“Pacientët të cilët deri më tani janë trajtuar në Klinikën Infektive nuk kanë dhënë të dhëna që kanë marrë vaksinë për gripin sezonal dhe pritet të shohim mëtutje për gjendjen e tyre”, theksoi ajo.

Drejtoresha e Infektives, thotë se të gjithë personat që kanë qenë në klinkë për trajtim nga gripi sezonal, kanë qenë të moshës mesatare.

 Ajo tregon se ka pasur edhe fëmijë.

“Të gjithë personat që kanë qenë të spitalizuar edhe më herët, kanë qenë të moshës mesatare, edhe personat që janë duke u trajtuar janë mosha mesatare dhe personi që është në gjendje të rëndë është rreth 50 vjeç.  Kemi pasur edhe fëmijë të cilët janë të diagnostikuar me influencën A, të moshës 2019, më pak se 1 vjeç, mirëpo për fat të mirë që gjendja e tyre është e mirë dhe në përgjithësi përveç këtyre katër rasteve të cilët janë në Klinikë, gjashtë raste tjera kanë shkuar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore”, tregoi ajo për Ekonomia Online.

Sipas saj, deri më tani nga gripi sezonal ka përfunduar me fatalitet një person i cili ka pasur edhe probleme të tjera shëndetësore.

“Prej tyre një ka përfunduar me vdekje i cili është i moshuar 80 vjeç që ka pasur edhe probleme të tjera shëndetësore. Ky rast ka qenë gjatë muajit dhjetor. Personi i cili ka përfunduar me vdekje ka pasur edhe probleme të tjera shëndetëosore, probleme me zemër, probleme me veshkë dhe probleme të tjera të moshës”, tha ajo.

Ajazaj-Berisha, më tej tregon se pacientët kur janë paraiqitur në klinikë kanë pasur simptome të zakonshme të gripit sezonal.

“Pacientët në momentin e pranimit në klinikë zakonisht kanë pasur simptome të cilat janë të zakonshme për gripin seozonal, me ethe, temperaturë, me humbje të oreksit me lodhje, kollitje, kështu që në momentin e paraqitjes së ankesave, pas vizitës në klinikë janë pranuar së pari në observim dhe pas konfirmimit janë trajtuar dhe në përgjighësi këto raste janë lëshuar në shtëpi në gjendje të mirë”, u shpreh ajo.

E përderisa vitin e kaluar ka pasur epidemi nga gripi sezonal, sipas Ajazaj-Berisha, këtë vit gjendja nuk është alarmante.

” Vitin e kaluar kemi pasur epidemi të gripit sezonal, këtë vit për momemtin deri më tani, në Klinikën Infektive nuk kemi ndonjë fluks shumë të madh të rasteve. Është një rritje e rasteve krahasuar me muajt paraprapk, mirëpo është e zakonshme për arsye se është koha e gripit seoznal, prandaj edhe pritet me pas numër më të madh të rasteve, mirëpo nuk është situata alarmante që vlen për me u shqetësu”, tregoi ajo për Ekonomia Online.

Në kuadër të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës është formuar konsiliumi, i cili po përcjell gjendjen me gripin sezonal.

Ndërsa, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike nga 1 tetori i vitit të kaluar deri më 5 janar të këtij viti, janë raportuar gjithsej 16.588 raste të dyshimta në Grip, 2931 raste infeksione respiratore akute dhe 13 raste me infeksion të rëndë respirator akut.

Të ngjashme