Gjendja shëndetësore e 11 të helmuarve është stabile, rezultatet e analizave pas 48 orësh

Prishtinë | 14 Tet 2019 | 12:18 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lindita Ajazaj-Berisha, U.D. e Drejtoreshës së Klinikës Infektive, ka thënë se janë 11 pacientë duke u trajtuar nga rasti i djeshëm që dyshohen të jenë helmuar pas hapjes së zarfeve me votat e ardhura nga Serbia, raporton Ekonomia Online.

Ajazaj-Berisha deklaroi se pacientët janë duke u trajtuar dhe gjendja e tyre është stabile.

Ajo theksoi që më herët nuk ka pasur raste të njëjta të cilat kanë ardhur në klinikë dhe se këto janë raste të reja.

Ajazaj-Berisha potencoi se pas 48 orë do të dalin rezultatet e analizave derisa shtoi se pacientët do të vazhdojnë të qëndrojnë në klinikë.

“Dje në Klinikën Infektive kanë ardhë 11 persona të cilat janë duke u trajtuar dhe gjendja është stabile. 9 janë femra dy prej tyre janë shtatzënë dhe dy meshkuj. Më herët nuk ka pasur raste të tilla që kanë ardh në Infektive me gjendje të njëjtë është diçka e re. Personat kanë pasur mundim, vjellje, ndryshime në lëkurë, kruarje. Pacientët do të qëndrojnë në klinikë edhe me tutje. Pas 48 orë do të dalin rezultatet të analizave”, tha Ajazaj-Berisha.

“Sipas Institutit të Shëndetit Publik duhet së paku 48 orë të presim. Pacientët do të qëndrojnë në klinikë, duhet të observohen dhe kur ne e dimë se gjendja është për t’i lëshuar në shtëpi, atëherë i lëshojmë. Sa u përket shatazanave dhe sipas gjinekologëve gjendja e nënës dhe fëmijës është e mirë. Në Infektive dje kanë ardhur këto raste kështu që ditëve më herët paraprake nuk kemi pasur. Dje janë pranuar nëntë të parët, më pas edhe një tjetër dhe nga mbrëmja edhe një tjetër”.

Dje u raportua se 26 zyrtatë të cilët ishin duke numëruar votat e sjella nga Serbia, të paketuara në zarfe iu është përkeqësuar gjendja shëndetësore me dyshimin për helmim.

Të ngjashme