Në Infektivë sot janë spitalizuar 43 pacientë me Coronavirus, një gruaje i është përkeqësuar gjendja

Prishtinë | 01 Pri 2020 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Në Klinikën Infektive, sot më 1 prill 2020, gjenden të spitalizuar gjithsej 56 pacientë.

Sadie Namani, infektologe, ka njoftuar se prej tyre, me Coronavirus janë gjithsej 43 raste, ndërsa janë në pritje të rezultateve për 10 raste.

QKUK-ja ka publikuar këtë raport të Namanit, duke njoftuar se gjendja e pacienteve të sëmurë me Covid -19, për disa është stabile e disa janë në gjendje më të rëndë.

“Nga 43 raste të sëmurë me Covid- 19, 36 të sëmurë janë në gjendje stabile, ndërsa 6 prej tyre janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Një paciente ndodhet në kujdesin intensiv të klinikës dhe ka përkeqësim të gjendjes, është në ventilim mekanik”, thuhet në njoftim.

“Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, të testuar pozitive me Covid -19 vazhdojnë të jenë 3 infermiere në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave dy janë duke u trajtuar në klinikë ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi”, përfundon raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme