Në Irlandën e Veriut mund të blini patundshmëri me Bitcoin

Prishtinë | 26 Shk 2018 | 13:37 | Nga

Hagan Homes, një nga kompanitë më të mëdha të patundshmërive në Irlandën e Veriut është duke pranuar Bitcoin si një metodë pagese, njofton Belfast Telegraph.

Jamesy Hagan, drejtor menaxhues i kompanisë, tha se gjithnjë e më shumë ka interes ndërkombëtar për të investuar në Irlandën e Veriu dhe kjo vjen si rezultat i përdorimit të Bitcoin në mbarë botën.

“Adaptimi i kësaj metode të pagesës tregon gatishmërinë tonë për t’u përgjigjur në treg”, tha ai.

Hagan vuri në dukje paqëndrueshmërinë e tanishme në tregjet e kriptovalutave, me çmimin e Bitcoin që lëviz nga 20 mijë dollarë në 7 mijë dollarë në periudhën kohore prej vetëm disa muajsh.

“Natyrisht, ka disa rreziqe për të përdorur Bitcoin për pagesë për shkak të paqëndrueshmërisë së kriptovalutave, por blerësit dhe shitësit po gjejnë mënyra kreative për t’u marrë me këto sfida…”, tha Hagan.

Gjithashtu, pagesa me Bitcoin për patundshmëri tashmë kanë ndodhur në disa qytete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Indonezi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme