Në Istog dëmtohet një automjet i Policisë

Prishtinë | 18 Pri 2020 | 10:51 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, ka bërë me dije se një automjet i saj është dëmtuar nga një person me të meta psikike. Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, transmeton Ekonomia Online.

Ky është njoftimi i Policisë:

Istog 17.04.2020-11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (me të meta psikike), pasi që i njëjti ka dëmtuar automjetin e policisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme