Policia italiane e shtetit ka shkatërruar gjatë natës një celulë xhihadiste kosovare në qytetin e Venecias.
Policia ka arrestuar tre persona ndërsa njofton se ka ndaluar edhe një të mitur. Të dyshuarit janë shtetas të Kosovës me leje të rregullt qëndrimi në Itali.
Arrestimi i tyre është bërë pas një operacioni të policisë dhe karabinierëve italianë, të zhvilluar gjatë natës në 12 lokacione.
10 bastisje janë kryer në qendrën historike të Venecias, një në Mestre dhe një në Trevizo.
Operacioni për shkatërrimin e kësaj celulë xhihadiste ka nisur pas hetimit të aktivitetit radikal fetar të anëtarëve të saj si dhe të vendeve që ata frekuentonin. Në operacion ka marrë pjesë dhe reparti i Policisë shkencore si dhe grupi i forcave speciale.