Në kërkim të “Prishtinës së Vjetër” nëpërmjet fotografive

Prishtinë | 25 Mar 2018 | 09:18 | Nga

“’Rruga ’81 e Prishtinës e ka një histori të veçantë. Është rruga e parë dyanësore në Kosovë. Simbolikisht nga kjo rrugë kanë nisur të gjitha autostradat shqiptare. Në vitin 1981, në këtë rrugë kishin nisur demonstratat më të mëdha studentore në Evropën Lindore. Ishin këto demonstrata të studentëve shqiptarë kundër shtetit të quajtur Jugosllavi. Në këtë rrugë vdiq Jugosllavia”.

Kjo histori e shkurtër e shoqëruar me një fotografi të rrugës që sot njihet me emrin “Agim Ramadani” është publikuar në rrjetin social Facebook, shkruan Koha Ditore.

Është veç një prej rrëfimeve të shumta që ndajnë me publikun administratorët e faqes “Prishtina e Vjetër”, që numëron mbi 33 mijë pëlqime.

Është adresa në të cilën fotografitë flasin më shumë se një mijë fjalë për ta shpërfaqur një copëz të së kaluarës që mund të mos jetë fort e njohur, sidomos për gjeneratat e reja.

Fotografi të rrugëve, objekteve, ëmbëltoreve emblematike të kryeqytetit, shkrihen me ato të protestave, ngjarjeve historike a personaliteteve të shquara, për ta ndërtuar një imazh të Prishtinës të Vjetër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme