Në këtë orë pritet që Kurti ta mbajë konferencë për media

Prishtinë | 07 Nën 2022 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot në orën 15:00 do të mbaj konferencë për media, në të cilën pritet të flas rreth zhvillimeve të fundit në vend.

Kjo u bë e ditur nga Zyra e tij.

Sot gjatë ditës Lista Serbe në Kuvendin e Kosovës ka dorëzuar edhe mandatet e 10 deputetëve pas dorëheqjeve kolektive në veri.

Dje katër kryetarët bashkë me këshilltarët komunalë kanë dhënë dorëheqje nga këto pozita.

Të gjitha këto veprime u ndërmorën nga serbët për shkak të vendimit për targa të marrë nga Qeveria e Kosovës

Të ngjashme