Prokurorët kinezë janë duke i akuzuar për spiunazh dy kanadezë të cilët janë arrestuar më parë nga autoritetet e sigurisë.
Nën këto akuza, personat në fjalë mund të përballen me burgim të përjetshëm, gjë që mund t’i përkeqësojë marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Otavës dhe Pekinit, shkruan Reuters.
Behët fjalë për ish-diplomatin Michael Kovrig dhe biznesmenin Michael Spavor të cilët u arrestuan në fund të vitit 2018, menjëherë pasi policia kanadeze ka arrestuar zyrtarin kryesor të financave të kompanisë së teknologjisë ‘Huawei’, Meng Wanzhou, duke u bazuar në një urdhër-arrest të lëshuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Autoritetet kineze mohojnë se këto dy ndalime janë të lidhura me rastin e Meng. Mirëpo ekspertët po i cilësojnë këto arrestime si përpjekje për të bërë presion mbi Kanadanë.