Në Komunën e Rahovecit filloi pastrimi i mbeturinave të ngurta

Rahovec | 06 Nën 2017 | 12:17 | Nga

Komuna e Rahovecit përmes buxhetit të saj përveç projekteve që kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore, kanalizim fekal-atmosferik dhe ndriçimi publik ka filluar edhe një projekt të rëndësishëm e që ka të bëjë me “Menaxhimin dhe mirëmbajtjen e mbeturinave të ngurta”.

Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike tha se punimet e këtij projekti kanë filluar gjatë javës dhe në kuadër të këtij projekti kanë pastruar mbeturinat e ngurta në magjistralen Rahovec-Malishevë.

Drejtori Behra u shpreh se  përmes këtij projekti, mbeturinat do të pastrohen në qytetin e Rahovecit dhe në shumicën e fshatrave ku ka nevojë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme