Në Kosovë ende s’ka të konfirmuar me Coronavirus

Prishtinë | 12 Mar 2020 | 08:39 | Nga Ekonomia Online

Nuk ka ende asnjë rast të konfirmuar në Kosovë me koronavirus dhe lajmi që ka qarkulluar më herët ka qenë lajm i rrejshëm.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka njoftuar se pas rasteve të raportuara si të dyshimta në QKUK me koronavirus, rezultatet dolën negative.

“Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2 dhe Influenza A dhe B. Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin SARS CoV-2 dhe në influencë A dhe B me metodën rRT-PCR të tre pacientëve”, thuhet në njoftim.

Testet kanë rezultuar negative për SARS-CoV-2, domethënë të tre pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2, ndërsa dy prej tyre është Influencë B pozitiv.

Të ngjashme