Në Kosovë titulli “Doktor Shkence”, i përjetshëm

Prishtinë | 03 Kor 2017 | 09:17 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në shumë shtete perëndimore titulli i Doktor Shkencës ripërtërihet thuajse çdo tri vjet. Kështu duke i sjell shkencës përkatëse të cilën përfaqëson një zbulim apo raport të ri mbi një teori apo praktikë.

Mirëpo një praktikë e tillë nuk aplikohen në Kosovë, ngase ligjërisht nuk është e obliguar të ripërtërihet doktorata.

Universiteti i Prishtinës ditë më parë ka nxjerr 21 doktorë shkence të fushave të ndryshme të cilët përpos titullit që morën ata kanë mundësi punësimi si profesorë e asistentë në këtë universitet.

Hysen Bytyqi, prorektor për cilësi në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka thënë për Ekonomia Online, se për titullin “doktor shkence” në Kosovë, ekziston vetëm një kriter.

E ai është publikimi i një punimi shkencor në revistat kredibile që kanë bazën më statusin e Universitetit të Prishtinës dhe me Ligjin për Arsimin e Lartë.

“Për titullin doktor shkence ekziston tanimë një kriter. Të gjithë ata që diplomojnë në nivelin e tretë apo në nivelin e doktoratës duhet së paku të kenë të publikuar një punim shkencor në revistat kredibile të cilat kanë bazën më statusin e Universitetit të Prishtinës dhe me Ligjin për Arsimin e Lartë. Shumica prej tyre janë të lidhur në formën e asistentit. Në nivelin e parë të doktoratës shkencës janë të detyruar të dëshmojnë një punim shkencor në revistat shkencore të Universiteti të Prishtinës, por duhet të dëshmojnë edhe pjesëmarrjen e tyre në aktivitetet të tjera siç janë konferencat shkencore, mësimdhënia e kështu me radhë”, ka thënë ai.

Ligjërisht, me Ligjin për Arsimin e Lartë nuk është e rregulluar çështja e llogaridhënies.

Mirëpo, ai tregon se për të qenë një person profesor i rregullt në UP, duhet të ketë të publikuara në revista shkencore deri në pesë (5) punime.

“Me Ligjin për Arsimin e Lartë nuk është rregulluar një gjë e tillë që ne t’i kërkojmë të diplomuarve që t’i nënshtrohen një procesi të tillë çdo tri vjet. Kjo nuk kërkohet as ligjërisht, por as nga iniciativa e Universitetit. Ajo që kërkohet me ligj edhe u kërkohet siç e ceka, punimet në revista shkencore dhe për të qenë profesor i rregullt universitar janë të nevojshme vetëm 5 punime shkencore të publikuara në këto revista”, ka thënë Bytyqi.

Universiteti i Prishtinës çdo vit pranon nga 5-10 kandidatë për doktoraturë të cilët shpeshherë marrin grande studimi nga Ministria e Arsimit, për këtë nivel të shkollimit .

Të ngjashme