Në Lipjan inaugurohet Qendra Edukuese-Korrektuese për të Mitur

Lipjan | 15 Sht 2017 | 16:52 | Nga

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, mori pjesë në inaugurimin e Qendrës Edukuese-Korrektuese për të mitur në Lipjan, qendër e cila vlerësohet të jetë si një mundësi e dytë për të miturit që kanë problem me ligjin.

Gjatë kësaj ceremonie Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se ndjehet i nderuar që puna e parë e tij si ministër është inaugurimi i kësaj qendre. “Jam jashtëzakonisht i nderuar se një prej aktiviteteve të mia të para si ministër i Drejtësisë është hapja e kësaj Qendre Korrektuese Edukative për të mitur, e cila është një investim nga taksapaguesit evropianë.

Angazhimi im si ministër do të jete fuqizimi i rendit dhe ligjit në Kosovë. Fuqizimi i rendit dhe ligjit në Kosovë do të jetë pasaporta për t’u integruar në Bashkimin Evropian. Republikës edhe do të ndodhë”, tha Ministri Tahiri.

Teksa ka inkurajuar Ministrinë e Drejtësisë që të kenë parasysh mirëqenien e fëmijëve, shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, tha se BE ka investuar 3 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Korrektuese për të mitur.

Shef i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Brandao Co, vlerësoi se hapja e kësaj qendre shënon edhe mundësinë për të shënuar progresin e arritur deri më tani, e po ashtu edhe partneritetin e Kosovës me UNICEF-in dhe BE- në. Qendra Edukuese – Korrektuese për të mitur, është projekt i përbashkët, i bashkë financuar nga Komisioni Evropian dhe Ministria e Drejtësisë.

Të ngjashme