Në Lipjan ndizen qirinj në nderim të tre të rinjve që humbën jetën në aksident trafiku

Lipjan | 18 Mar 2019 | 00:26 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, dhe shumë qytetarë, sonte ndezën qirinj në sheshin “Adem Jashari”, në nderim të tre të rinjve të cilët humbën jetën të shtunën në një aksident trafiku.

Me këtë rast, zëdhënësi i komunës së Lipjanit, Diamant Bytyqi para të pranishmëve tha se këta të rinj të cilët humbën jetën tragjikisht në aksident do të jetojnë përgjithmonë në zemrat e familjarëve e qytetarëve të Lipjanit.

Bytyqi njoftoi se varrimi i të ndjerëve bëhet të hënën në mesditë.

Të ngjashme