Në Maqedoninë e Veriut po votohet për president

Prishtinë | 21 Pri 2019 | 09:29 | Nga Ekonomia Online

Sot mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Në zgjedhje të drejtë vote kanë 1.808.131 votues, të cilët mund të zgjedhin midis tre kandidatëve: Blerim Reka, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski.

Në shkollën fillore “Liria” dhe në atë “Adem Jashari” në komunën e Çairit janë hapur vendvotimet në mënyrë të rregullt, njofton Klan Kosova.

Përfaqësuesit e shkollave kanë thënë se materiali zgjedhor ka ardhur ditën e djeshme dhe se gjithçka është në rregull.

Të drejt vote kanë rreth 1 milion e 800 mijë votues. Të njëjtit do kenë mundësi ta ushtrojnë këtë të drejt deri në ora 19 në gjithë Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Derisa votuesit nëpër burgje dhe në diasporë e kanë ushtruar këtë të drejt gjatë ditës së shtunë

Për president të Republikës mund të zgjidhet personi i cili në ditën e zgjedhjeve ka të paktën 40 vjeç. Për president të Republikës nuk mund të zgjidhet personi i cili deri në ditën e zgjedhjeve nuk ka qenë banor i Republikës së Maqedonisë të paktën dhjetë vjet në 15 vitet e fundit.

Për president të Republikës, personi i njëjtë mund të zgjidhet më së paku dy herë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme