Në mars nis ndërtimi i Kosovës së Re

Prishtinë | 22 Jan 2019 | 14:31 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka filluar të mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Në fillim të kësaj mbledhje ka raportuar Bernhard Haider, menaxher i projektit për Kosovën nga Contour Global në lidhje me projektin “ Kosova e Re”.

Ai tha se të gjitha kompanitë janë të ftuara për propozim dhe do të zgjidhet një kompani kontraktuese.

“Në shkurt ne do caktojmë se cilën kompani do ta kontraktojmë për punën që do të bëhet për “Kosova e Re”. Në mars fillojnë punët e para te projektit”, ka thënë Haider nga Contour Global.

Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se ministria e financave pret të gjithë dokumentacionet e nevojshme t’i merr me kohë në mënyrë që të dijë se sa do të ketë Kosova detyrim të financimit.

“Jam i lumtur për këtë projekt mirëpo duke pa rëndësinë sa i përket borxhit publik ne si MF presim që me kohë të na prezantohet se cili do jetë niveli i garancioneve, sepse ne si shtet jemi të detyruar me i dhënë, cila do të jetë kohëzgjatja e garancioneve dhe besoj se gjithë akterët që janë të përfshirë në këtë projekt do kenë në konsideratë çmimin e financimit”, tha Hamza, raporton EO.

“Unë pres të i kemi të sakta dhe të kemi mundësi me i marrë gjërat e nevojshme për financimin e projektit”, tha Hamza.

Ministri i Zhvillimit Ekomomik(MZHE), Valdrin Lluka tha se presin 350 milionë euro garancion.

“Presim 350 milionë euro garancion për gjithë projektin”, tha Lluka.

Të ngjashme