Në Mitrovicë fillojnë punimet për rregullimin e shtratit të lumit Ibër

Prishtinë | 04 Nën 2019 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, sot ka inspektuar punimet të cilat kanë filluar për realizimin e projektit për rregullimin e shtratit të lumit Ibër.

Bahtiri theksoi se ky projekt është shumë i rëndësishëm dhe është një prej projekteve më të mëdha që realizohet në qytetin e Mitrovicës.

“Projekti i rregullimit të shtratit të lumit Ibër përveç rregullimit të shtratit të lumit, do të përfshinë edhe rregullimin e hapësirave tjera,  ashtu sikur që është vepruar më parë me rregullimin e pjesës nga ura kryesore mbi lumin Ibër, deri te vigu që lidh tre rrokaqiejt e pjesës veriore me pjesën jugore të qytetit”, tha ndër të tjerash Bahtiri.

Po ashtu ai tha se ky projekt parashihet të ketë shtegun për këmbësor, hapësira gjelbërimi, ndriçim publik, mure mbrojtëse, ura kaluese apo pragu kapërderdhës, i cili do të shërbej si pushimore për qytetarët e Mitrovicës.

Rregullimi i shtratit të këtij lumi do të kushtoj rreth 1.8 milionë euro,i cili bashkëfinancohet nga Komuna e Mitrovicës dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa pritet të përfundoj brenda një periudhe të shkurtë kohore. , transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme